Mishetiq kundërshton pyetjet e ZPS-së: Të sqarojë nëse po i bën për rikujtim apo për ta vënë në dyshim besueshmërinë e dëshmitarit

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq kundërshtoi pyetjet e prokurorit James Pace lidhur me një takim që dëshmitari Naim Maloku ka pasur me Hashim Thaçin në Kleçkë në gusht të 1998-ës. Si rrjedhojë, Mishetiq kërkoi sqarim nëse këto pyetje po bëhen për t’i rifreskuar kujtesën dëshmitarit apo për ta vënë në dyshim besueshmërinë e tij.

Mishetiq kundërshton pyetjet e ZPS-së: Të sqarojë nëse po i bën për rikujtim apo për ta vënë në dyshim besueshmërinë e dëshmitarit

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq kundërshtoi pyetjet e prokurorit James Pace lidhur me një takim që dëshmitari Naim Maloku ka pasur me Hashim Thaçin në Kleçkë në gusht të 1998-ës.

Si rrjedhojë, Mishetiq kërkoi sqarim nëse këto pyetje po bëhen për t’i rifreskuar kujtesën dëshmitarit apo për ta vënë në dyshim besueshmërinë e tij.

Fillimisht, duke folur për takimin e dëshmitarit me Hashim Thaçin në Kleçkë, Maloku tha se intervistën e tij për Kombin, tani i akuzuari e kishte lavdëruar por që kishte thënë se me disa pika nuk pajtohet.

Prokurori pyeti dëshmitarin tërthorazi se a kishte ndonjë gjë me vete dëshmitari dhe pastaj i bëri pyetje sugjestive se a ka mundësi që Thaçi të ketë pasur këtë intervistë në duar.

Kjo u kundërshtua nga mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Luka Mishetiq gjë e cila u pranua nga trupi gjykues.

Megjithatë, sërish prokurori bëri pyetje për të marë përgjigjen e tij lidhur me këtë temë, duke i prezantuar një shënim gjatë seancës përgatitore, gjë që çoi në kërkesën e Mishetiq që të bëjë një parashtrim pa praninë e dëshmitarit.

“E kundërshtoj. Nëse doni të vazhdojmë në këtë formë, atëherë duhet të sqarojë Prokuroria se pse po e bën këtë për të rikujtuar dëshmitarin apo për të vënë në dyshim besueshmërinë e tij dhe kjo është e specifikuar në Rregullën 143”, tha Mishetiq pasi dëshmitari doli jashtë.

Ndërsa, prokurori Pace tha se nuk jemi në fazën për të kërkuar leje sipas Rregullës 143.

“Unë po përpiqem t’ia kujtoj t’iu kujtohet nëse e ka thënë diçka gjatë seancës përgatitore. Nëse i kujtohet mirë, nëse nuk i kujtohet atëherë me lejen tuaj do të doja t’ia prezantoja dokumentin përkatës. Nuk është provë kjo. Është thjesht një pistë pyetjesh kjo sepse para një jave dëshmitari ka thënë diçka dhe tani po thotë diçka tjetër”, tha

Si rrjedhojë, kryetari i trupit gjykues Charles Smith III i kërkoi prokurorit Pace që të mos e lut dëshmitarin që të përgjigjet ashtu siç ata dëshirojnë.

“Mos e lusni atëherë të përgjigjet siç doni ju, bëjeni pyetjen ju dhe thjesht mos e cytni më shumë”, tha ai.

Prokurori e tha pyetjen se cilën dëshiron t’ia bëj dëshmitarit lidhur me këtë çështje dhe gjyqtari tha se do e lejojë, por me kushtin që tema mos të thellohet më tej.

Kur erdhi dëshmitari Maloku në sallë, u pyet se a i kujtohet që në seancë përgatitore kishte thënë se kur u takua me Thaçin kishte intervistën e gazetës “Kombi” në dorë. Dëshmitarit iu kërkua të përgjigjet me po ose jo, por që përgjigja e tij nuk u dëgjua për publikun.

Dëshmitari u pyet se a është takuar më vonë ndonjëherë me Thaçin. Maloku tha se është takuar në Lladrovc./“Betimi për Drejtësi“.