Parakalim i gabuar brenda tunelit të Murrizit, ndëshkohet punonjësi i policisë në Bulqizë
Një punonjës policie në Bulqizë është gjobitur me 40 mijë lekë për parakalim të gabuar në një nga tunelet e rrugës së Arbrit. Për shkeljen e kryer, Policia Rrugore e Dibrës i ka vendosur masën administrative si dhe i janë zbritur 15 pikë nga Leja e Drejtimit. Pas verifikimit të kamerave policia ka bërë të […] The post Parakalim i gabuar brenda tunelit të Murrizit, ndëshkohet punonjësi i policisë në Bulqizë appeared first on InfoShqip.com.

Një punonjës policie në Bulqizë është gjobitur me 40 mijë lekë për parakalim të gabuar në një nga tunelet e rrugës së Arbrit.
Për shkeljen e kryer, Policia Rrugore e Dibrës i ka vendosur masën administrative si dhe i janë zbritur 15 pikë nga Leja e Drejtimit. Pas verifikimit të kamerave policia ka bërë të mundur identifikimin e targës së automjetit të Policisë që i përket Komisariatit të Policisë Bulqizë, me drejtues punonjësin e Policisë, Inspektor D.D Po ashtu ndaj tij ka nisur hetim disiplinor.
“Pas verifikimit të kamerave është bërë i mundur identifikimi i targës së automjetit të Policisë që i përket Komisariatit të Policisë Bulqizë, me drejtues punonjësin e Policisë, Inspektor D.D
Për shkeljen e kryer, Policia Rrugore e Dibrës i ka vendosur masën administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj dhe drejtuesit të automjetit i janë zbritur 15 pikë nga Leja e Drejtimit.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale nisur nga shkelja e kryer e cila ka impakt negativ te qytetarët dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës, në zbatim të Nenit 121, Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, ndaj drejtuesit të automjetit inspektor D.D dhe Shefit të Komisariatit të Policisë Bulqizë Kryekomisar E.P, ka nisur hetimin disiplinor, për shkelje të rëndë; “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “Keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë””-njofton policia.
The post Parakalim i gabuar brenda tunelit të Murrizit, ndëshkohet punonjësi i policisë në Bulqizë appeared first on