Mjeshtri i afrimeve falas, Marotta transferon yllin e Bayernit me kosto zero
Një tjetër kryevepër nga Marotta. Interi vazhdon të jetë shumë i dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe duket se një tjetër lojtarë që i përfundon kontrata është futur në radarët e zikaltërve. Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Marotta synon transferimin e Joshua Kimmich nga Bayerni. Kimmich ka vendosur të largohet […]

Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Interi vazhdon të jetë shumë i dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe duket se një tjetër lojtarë që i përfundon kontrata është futur në radarët e zikaltërve.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Marotta synon transferimin e Joshua Kimmich nga Bayerni.
Kimmich ka vendosur të largohet nga Bayerni në verë dhe disa gjigantë europian kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.
Marotta është ekspert i afrimeve falas dhe Interi konsiderohet favorit për të sigurar shërbimet e Kimmich.