Momente paniku kur aeroplani shpërtheu në flakë, evakuohen 300 pasagjerë në Orlando

Rreth 300 pasagjerë përjetuan momente paniku në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos, kur njëri prej motorëve të aeroplanit të kompanisë Delta shpërtheu në flakë ndërsa ndodhej ende në pistë. Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale tregojnë tym të dendur dhe zjarr që shpërthen nga motori, ndërsa udhëtarët evakuohen me ngut përmes rrëshqitjeve emergjente. Fluturimi me numër […] The post Momente paniku kur aeroplani shpërtheu në flakë, evakuohen 300 pasagjerë në Orlando appeared first on Albinfo.

Momente paniku kur aeroplani shpërtheu në flakë, evakuohen 300 pasagjerë në Orlando

Rreth 300 pasagjerë përjetuan momente paniku në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos, kur njëri prej motorëve të aeroplanit të kompanisë Delta shpërtheu në flakë ndërsa ndodhej ende në pistë. Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale tregojnë tym të dendur dhe zjarr që shpërthen nga motori, ndërsa udhëtarët evakuohen me ngut përmes rrëshqitjeve emergjente.

Fluturimi me numër Delta 1213 ishte planifikuar të nisej nga Orlando – qyteti i njohur për Disneyland – drejt Atlantës, me afërsisht 300 persona në bord. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Sipas deklaratave të linjës ajrore, ekuipazhi veproi me shpejtësi dhe profesionalizëm duke ndihmuar në evakuimin e menjëhershëm të të gjithë pasagjerëve, pasi flakët u vërejtën në njërin prej motorëve kryesorë.

Ngjarja tashmë është nën hetim nga Administrata Federale e Aviacionit, e cila pritet të zbardhë shkaqet e këtij incidenti të rrezikshëm.

VIDEO:

The post Momente paniku kur aeroplani shpërtheu në flakë, evakuohen 300 pasagjerë në Orlando appeared first on Albinfo.