Monika Kryemadhi postimin për Opinion, e ka me një mesazh të fshehtë ?

Njoftimim se sonte do të jetë në studion e Opinion, Monika Kryemadhi e ka shoqëruar me nje foto (me veshjen që do jetë look-u i saj në studio) por duke ditur situatën personalo-politike vëmendjen në postim e tërheq tjetër gjë. Kënga shoqëruese është nga Celine Dion “I’m alive” ku teksti i famshëm mbahet mend për […]

Monika Kryemadhi postimin për Opinion, e ka me një mesazh të fshehtë ?

Njoftimim se sonte do të jetë në studion e Opinion, Monika Kryemadhi e ka shoqëruar me nje foto (me veshjen që do jetë look-u i saj në studio) por duke ditur situatën personalo-politike vëmendjen në postim e tërheq tjetër gjë. Kënga shoqëruese është nga Celine Dion “I’m alive” ku teksti i famshëm mbahet mend për vargjet “Kur të dëgjoj duke marrë frymë.

Kam krahë për të fluturuar.
Ndjej se jam gjallë.
Kur më shikon.
Unë mund të prek qiellin.
E di që jam gjallë.
Kur e bekon ditën.
Unë thjesht largohem.
Të gjitha shqetësimet e mia vdesin.
Më vjen mirë që jam gjallë.
Më ke vënë zjarrin në zemër.
Më mbushi me dashuri”.

Gjithçka që të bën të mendosh se përballë Blendi Fevziut sonte, Monika Kryemadhi do ti përgjigjet pyetjeve për vendimin e saj për tu larguar nga politika, për situatën politike, për fushatën zgjedhore dhe vendimin e saj për të mbledhur vota për Ilir Metajn dhe sigurisht për situatën mes tyre në planin njerëzor, sentimental dhe ecurinë e praktikave të divorcit. Ndoshta një pyetje në emision mund te jetë mbi zgjedhjen e kësaj kënge, mos është një mesazh i lëshuar në univers si manifestim.