Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje për shpërthimin nga fishekzjarret në Prizren
Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët disa lokale dhe banesa që kanë qenë përreth. “Rreth orës 21:33 policia ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Ahmet Prishtina” kishte ndodhur një shpërthim zjarri nga ndezjet në një pikëshitje të këtyre
Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.
Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët disa lokale dhe banesa që kanë qenë përreth.
“Rreth orës 21:33 policia ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Ahmet Prishtina” kishte ndodhur një shpërthim zjarri nga ndezjet në një pikëshitje të këtyre mjeteve piroteknike”, ka thënë për Front Online zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.
“Si pasojë e kësaj ka shpërthyer zjarri. I njëjti është përhapur në të gjitha lokalet ku kanë qenë shitësit ambulantë duke e bërë shitjen e tyre”.
“Kjo punë ka shkuar në mënyrë të pakontrolluar. Si pasojë e kësaj një person është lënduar. I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.
Gashi tha që situata tashmë është nën kontroll dhe që njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.