Mot i vranët sot, temperaturat deri në -6 gradë Celsius
Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot i vranët e me intervale kohore me diell. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të lëvizin nga -6 deri në 7 gradë Celsius. “Parashikohet mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6°C deri -3°C, ndërsa

Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot i vranët e me intervale kohore me diell.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të lëvizin nga -6 deri në 7 gradë Celsius.
“Parashikohet mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6°C deri -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 4°C deri në 7°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s”, njofton IHMK-ja.