“Motra do bëhet nënë e unë babë”, Gafa e Lumbardhit bën xhiron e rrjetit
Kandidati për deputet, Lumbardh Salihu, pati bërë bujë me një deklaratë që është bërë virale në rrjetet sociale. I njohur për pjesëmarrjen e tij në reality show-n Big Brother Vip Kosova 2, Salihu tani ka vendosur të angazhohet në politikë, duke kandiduar për një vend në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së. Pavarësisht se […]

Kandidati për deputet, Lumbardh Salihu, pati bërë bujë me një deklaratë që është bërë virale në rrjetet sociale. I njohur për pjesëmarrjen e tij në reality show-n Big Brother Vip Kosova 2, Salihu tani ka vendosur të angazhohet në politikë, duke kandiduar për një vend në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së.
Pavarësisht se do të pritet deri më 9 shkurt për të parë rezultatet e zgjedhjeve, ai tashmë ka tërhequr vëmendjen me një gafë që ka shkaktuar shumë komente.
Në një emision, ai deklaronte: “Para se me hy në Big Brother, i kam premtu familjes time edhe motrës time që e kam në Cyrih, që e du më shumë se gjithçka në botë, që ka me u bë nënë, edhe 1 muaj ka me u bë nënë e një djali, do të bëhem baba për herë të parë.”