“Muaji i parë, sukses i padiskutueshëm”/ Trump: Emigracioni i paligjshëm po ndalet. Presidenti thirrje demokratëve: Të bashkëpunojmë
Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se emigracioni i paligjshëm po ndalet në SHBA. Në fjalën e tij para Kongresit Amerikan, Trump e ka cilësuar të suksesshëm muajin e parë të mandatit të tij, në krye të Shtëpisë së Bardhë. Trump i bëri thirrje demokratëve për bashkëpunim për ta bërë Amerikën të madhe sërish. “Ata dëgjuan [...]Read More...

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se emigracioni i paligjshëm po ndalet në SHBA.
Në fjalën e tij para Kongresit Amerikan, Trump e ka cilësuar të suksesshëm muajin e parë të mandatit të tij, në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Trump i bëri thirrje demokratëve për bashkëpunim për ta bërë Amerikën të madhe sërish.
“Ata dëgjuan fjalën time dhe nuk erdhën në rrugë të paligjshme. Me Biden patëm qindra mijëra kalime ielgale. Shoh demokratët para meje, kuptoj se nuk kam asgjë të them që ata të qeshin. Këto njerëz këtu nuk do duartrokasin për këto arritje, këta nuk do ta bëjnë pavarësisht gjithçkaje. Demokratët e ulur këtu, pse nuk na bashkohen në këto arritje. Le ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, theksoi ai.