Muhaxheri: Nuk ka pasur asnjë dëm

Disa qytete të Kosovës, dje janë përfshirë nga një valë e madhe e reshjeve të shiut. Në disa zona të Kosovës, këto reshje kanë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale. Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ishte njëra nga zonat me të prekura nga vërshimet e djeshme. Përveç Prishtinës, zonat që u prekën nga reshje te shiut, […]

Muhaxheri: Nuk ka pasur asnjë dëm

Disa qytete të Kosovës, dje janë përfshirë nga një valë e madhe e reshjeve të shiut. Në disa zona të Kosovës, këto reshje kanë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ishte njëra nga zonat me të prekura nga vërshimet e djeshme. Përveç Prishtinës, zonat që u prekën nga reshje te shiut, ishin edhe Przireni, Peja, Drenasi dhe disa vende të tjera.

Në Pejë, përkundër reshjeve të shiut, nuk ka pasur dëme.

Kështu thotë shkurt për FrontOnline, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

I pyetur se sa ka qenë dëmi i shkaktuar nga vërshimet e djeshme në Pejë dhe a ka pasur kërkesa nga qytetarët pas vërshimeve, i pari i Pejës për FrontOnline thotë se nuk ka pasur asnjë dëm nga vërshimet.

”Nuk ka pasur asnjë dëm” tha shkurt Muhaxheri, kryetar i Pejës/FrontOnline/