Muhaxhiri: Naive të pritet avancim i Kosovës në arenën ndërkombëtare me këtë qasje të lidershipit kosovar
Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike, e ka konsideruar si naive çdo pritshmëri për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare me qasjen aktuale të lidershipit kosovar. ‘’Është jashtëzakonisht naive të pritet ndonjë avancim i Kosovës në arenën ndërkombëtare me këtë qasje të lidershipit Kosovar’’, tha Muhaxhiri për Front Online. Sipas Muhaxhirit, Kosova ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet
Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike, e ka konsideruar si naive çdo pritshmëri për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare me qasjen aktuale të lidershipit kosovar.
‘’Është jashtëzakonisht naive të pritet ndonjë avancim i Kosovës në arenën ndërkombëtare me këtë qasje të lidershipit Kosovar’’, tha Muhaxhiri për Front Online.
Sipas Muhaxhirit, Kosova ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet me aleatët e saj tradicionalë, veçanërisht me vendet më të fuqishme perëndimore.
‘’Për fat të keq Kosova i ka humbur aleatët i ka dëmtuar lidhjet tradicionale që i ka pasur me shtetet të fuqishme perëndimore’’, tha Muhaxhiri.
Ai tha se Kosova tashmë njihet si njëra ndër bllokueset e procesit të dialogut si dhe pa pastrimin këtij imazhi negativ ai nuk pret hapa pozitivë në arenën ndërkombëtare.
‘’Nuk është çudi që është refuzuar kërkesë për mysafir special sepse Kosova është tashmë identifikuar si njëra ndër bllokuesit e procesit të dialogut kështu që pa përmirësimin e këtij imazhi negativ që ka Kosova nuk pres ndonjë hap në arenën ndërkombëtare’’, Përfundoi Muhaxhiri. / Front Online