Muhaxhiri: Nuk do të ketë mbështetje ‘blanco’ për presidenten Osmani nga Amerika
Njohësi politik Artan Muhaxhiri theksoi se mbështetja e madhe për presidenten Osmani në të kaluarën ka qenë e ndërlidhur me idenë që ajo të shërbente si një kundërpeshë ndaj Kurtit, duke pasur parasysh mentalitetin politik të kryeministrit, i njohur mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ‘’ Natyrisht që vizita e presidentes Osmani lidhet me

Njohësi politik Artan Muhaxhiri theksoi se mbështetja e madhe për presidenten Osmani në të kaluarën ka qenë e ndërlidhur me idenë që ajo të shërbente si një kundërpeshë ndaj Kurtit, duke pasur parasysh mentalitetin politik të kryeministrit, i njohur mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
‘’ Natyrisht që vizita e presidentes Osmani lidhet me deklaratën e Grenell për kryeministrin Kurti. Përkrahja e madhe për presidenten Osmani në fushatën e kaluar por edhe më herët ka qenë e ndërlidhur me një ide që ajo të shërbejë si një kundër peshë ndaj kryeministrit Kurti sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur mentalitetin politik të kryeministrit Kurti’’, tha Muhaxhiri
Muhaxhiri mendon se presidentja Osmani, si një politikane ndryshe, kishte mundësinë të krijonte një balancë politike, me një qetësi dhe racionalitet të ndryshëm, siç thotë ai, nga ekstremizmi i Kurtit.
Megjithatë, ai thekson se gjatë katër viteve të fundit kjo nuk ka ndodhur dhe tani pëlqimi amerikan për Osmanin mund të marrë një formë tjetër. Muhaxhiri është i bindur se mbështetja amerikane për presidenten Osmani nuk do të jetë e pakufizuar, Sipas tij, është e nevojshme që të ketë një ndryshim, edhe në diskutimet publike ose në paraqitjet mediatike, për të ofruar një opsion tjetër më realist në raport me politikat ekstreme të kryeministrit Kurti.