‘Dënim me vdekje për Mangione’/ Prokuroria: Vrau pronarin e një kompanie sigurie

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë dënim me vdekje për Luigi Mangione, I akuzuar për vrasjen e CEO së UNitedHealthcare Brian Thompson, jashtë një hoteli në Manhatan më 4 dhjetor. Policia e arrestoi Mangione javë më vonë në Pensilvani pas një kërkimi mbarëkombëtar. Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara tha se ka [...]Read More...

‘Dënim me vdekje për Mangione’/ Prokuroria: Vrau pronarin e një kompanie sigurie

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë dënim me vdekje për Luigi Mangione, I akuzuar për vrasjen e CEO së UNitedHealthcare Brian Thompson, jashtë një hoteli në Manhatan më 4 dhjetor.

Policia e arrestoi Mangione javë më vonë në Pensilvani pas një kërkimi mbarëkombëtar.

Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara tha se ka urdhëruar prokurorët federalë që të kërkojnë dënimin më të rëndë për 26-vjeçarin.

Ajo tha se vrasja e Thompson ishte e paramenduar, gjakftohtë dhe tronfiti gjithë Amerikën.

Sipas saj, urdhri është në zbatim të axhendës së presidentit Donald Trump për të ndaluar krimet e dhunshme dhe për ta bërë Amerikën Sërish të sigurt.

Akuzat federale ndaj Mangione përfshijnë një akuzë për vrasje përmes përdorimit të një arme zjarri, e cila mbart mundësinë e dënimit me vdekje.

Mangione është vetëdeklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe është në pritje të gjykimit në Nju Jork.

Sipas prokurorëve, Mangione kishte një fletore në të cilën ai shprehte urrejtjen e tij ndaj industrisë së sigurimeve shëndetësore dhe drejtuesve të pasur.

UnitedHealthcare është siguruesi më i madh shëndetësor në SHBA, megjithëse kompania tha se Mangione nuk ishte kurrë klient.

/ abcnews.al