Muhaxhiri: Nuk duhet çuditur nëse ndonjë parti opozitare bën koalicion me VV-në
Analisti politik, Artan Muhaxhiri, për FrontOnline ka folur rreth mundësisë se formimit të Qeverisë së re të Kosovës. Muhaxhiri, thotë se përveç votave të siguruara, duhet pasur parasysh edhe nenin 96 të Kushtetutës së Kosovës. ‘’Nuk është e qartë se si VV do e bëjë Qeverinë pa Listën Serbe duke e ditur nenin 96 të

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, për FrontOnline ka folur rreth mundësisë se formimit të Qeverisë së re të Kosovës.
Muhaxhiri, thotë se përveç votave të siguruara, duhet pasur parasysh edhe nenin 96 të Kushtetutës së Kosovës.
‘’Nuk është e qartë se si VV do e bëjë Qeverinë pa Listën Serbe duke e ditur nenin 96 të Kushtetutës që e imponon përfshirjen e përfaqësuesve politik të serbëve që me shumicë janë nga Lista Serbe’’, tha ai.
Muhaxhiri thotë se duhet ditur ky rregull për formimin e Qeverisë, sado që nuk është populist.
‘’Kushtetuta e Kosovës, përveç 61 deputetëve nevojitet edhe përfshirja e pakicave serbe dhe jo serbe dhe Qeveria e re duhet behët duke pasur këtë rregull parasysh’’ u shpreh ai.
Ndërkaq rreth koalicionit mes VV dhe partive opozitare, analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë se nuk duhet çuditur nëse ndonjë parti opozitare bën koalicion me VV-në.
‘’Sa i përket mundësisë që VV ta bëjë koalicionin edhe me ndonjë parti tjetër që është në opozitë, asnjë skenar nuk është i çuditshëm, sepse jemi mësuar me ndryshime të qëndrimeve të partive’’ deklaroi ai.