Muhaxhiri: Petersen nuk do të bëjë ndryshime në dialog

Analisti politik, Artan Muhaxhiri për FrontOnline ka folur pas vizitës së Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Kosovë. Ai, thotë se gjithë dinamika e dialogut varet nga vullneti i Qeverisë së Kosovës, asaj të Serbisë por dhe nga presionet nderkombëtare. ‘’E gjithë dinamika e dialogut varet nga

Muhaxhiri: Petersen nuk do të bëjë ndryshime në dialog


Analisti politik, Artan Muhaxhiri për FrontOnline ka folur pas vizitës së Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Kosovë.

Ai, thotë se gjithë dinamika e dialogut varet nga vullneti i Qeverisë së Kosovës, asaj të Serbisë por dhe nga presionet nderkombëtare.

‘’E gjithë dinamika e dialogut varet nga vullneti i Kosovës dhe Serbisë për t’u avancuar edhe presionet ndërkombëtare do ta bëjnë të vetën por para ligjmërinë e lidershipit të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë asnjë zhvillim pozitiv’’ tha Muhaxhiri.

Sipas analistit Muhaxhiri, emisari evropian nuk mund të bëjë ndryshime të mëdha në dialog.

‘’ Emisari nuk do të mund të bëjë ndryshime të mëdha në trajtoren aktuale të dialogut, nuk ka një investim më të madh të dy liderëve mes Kurtit dhe Vuçiq dhe as një fokus të amerikanëve nuk mund të ndryshoj asgjë nëse nuk përputhen gatishmëria e dy shteteve dhe presionet e mëdha ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje’’ thotë ai.

Kemi dy alternative, ose të zbatohet marrëveshja nga të dy anët ose me shpërthye lufta nuk ka një alternativ të tretë, ajo e treta është status-quo kjo gjithmonë në ndryshime globale që po bëhen na dërgon nga lufta, kjo e bënë zotimin e marrëveshjes të domosdoshëm për të dy palët