Muriqi pas fitores së Kosovës: Nuk ka ditë më të bukur se kjo

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi “hat-trick” e ka vlerësuar fitoren ndaj Islandës, si një nga ditët më të bukura të karrierës së tij. “Jam shumë i kënaqur që kemi bërë arritje të jashtëzakonshme me Kosovën duke kaluar në Ligën B. Nuk ka ditë më të bukur se kjo për një sulmues. Tre […] The post Muriqi pas fitores së Kosovës: Nuk ka ditë më të bukur se kjo appeared first on Albinfo.

Muriqi pas fitores së Kosovës: Nuk ka ditë më të bukur se kjo

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi “hat-trick” e ka vlerësuar fitoren ndaj Islandës, si një nga ditët më të bukura të karrierës së tij.

“Jam shumë i kënaqur që kemi bërë arritje të jashtëzakonshme me Kosovën duke kaluar në Ligën B. Nuk ka ditë më të bukur se kjo për një sulmues. Tre gola për kualifikim, jam i lumtur, por nuk duhet të ndalemi me kaq.  I kemi treguar gjithë Evropës që jemi bërë një ari për kundërshtarin. Do të vazhdojmë punën tonë me shpirtin tonë luftarak. Kjo është arma jonë kryesore. Do të vazhdojmë me shpirtin luftarak. Kemi ndeshjet miqësore në qershor, pastaj do të vijnë kundërshtarë edhe më të vështirë, më të fortë se Islanda”, ka thënë Muriqi.

Kosova me fitoren 3:1 ndaj Islandës në Murcia të Spanjës është promovuar në Ligën B, raporton albinfo.ch.

The post Muriqi pas fitores së Kosovës: Nuk ka ditë më të bukur se kjo appeared first on Albinfo.