“Elon Musku dhe oligarkët e Prishtinës”

“Elon Musku dhe oligarkët e Prishtinës”

Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar përmes një postimi lidhur me zhvillimet politike në SHBA dhe Kosovë, duke kritikuar ndikimin e oligarkëve dhe fuqinë e parasë në proceset zgjedhore.

Mekuli ka marrë si shembull Elon Muskun dhe mbështetjen e tij financiare për republikanët në SHBA, duke theksuar se shpenzimet e mëdha nuk arritën të përcaktojnë vullnetin e votuesve.

Ai ka bërë një paralele edhe me Kosovën, ku, sipas tij, oligarkë dhe media të caktuara financuan fushata propagandistike kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Postimi i plotë:

Elon Musku dhe oligarkët e Prishtinës

Fenomeni Elon Musk në zgjedhjet në SHBA e zhveshi cullak mitin e pushtetit të financave mbi demokracinë: Mbi 474 milionë dollarë i dha Musku i shkretë për të blerë votën dhe fitoren e kandidatëve të tijë Republikan; vetëm në Teksas Musk zeza dhe 224 milionë dollarë të djegura badihava; nuk mjaftuan për të përmbysur ndërgjegjen e votuesit. Paraja bleu gazetarë, moderatorë, kohë televizive, por nuk bleu dot karakterin dhe besueshmërinë e popullit. Pikë!

I njëjti marifet absurd u praktikua edhe në Kosovën tonë; Oligarkë me xhepa të thellë e me mendje të cekët, të rrethuar nga televizione e portale të kapura në Tiranë e Prishtinë, financuan, me miliona euro e dinarë serb, propaganda të egra me shpresën se do të rrëxojnë përtoke Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin; Por bënë të njëjtin llogari të gabuar is Musku: kujtuan se shqiptarët janë spektatorë që përtypin lajme të paguara, e jo njerëz me ndërgjegje, vlera e dinjitet.

Të nderuar lexues,

Ajo që ndodhi sot në SHBA nuk është sall një fitore e demokratëve amerikanë, por një fitore e demokracisë ndaj oligarkisë. Poashtu, edhe në Kosovë nuk fitoj thjesht një lider, një njeri apo një parti, por fitoj sovraniteti i popullit për të përcaktuar vetë të ardhmen dhe orientimin kombëtar.

Pushteti i parave është i përkohshëm; vullneti i lirë i një populli është i pathyeshëm.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.