Musmurati: Prioritetet e Ramës ishin të dobëta, në vitin 2025 sulmohemi ende nga qentë endecak

Kandidatja për asambliste nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besianë Musmurati, ka kritikuar ashpër mënyrën se si është qeverisur Komuna e Prishtinës gjatë mandatit aktual, duke e cilësuar si periudhë të humbur për qytetarët. Sipas saj, përplasjet politike ndërmjet partive kanë ndikuar drejtpërdrejt në dobësinë e projekteve dhe mungesën e prioriteteve të qarta

Musmurati: Prioritetet e Ramës ishin të dobëta, në vitin 2025 sulmohemi ende nga qentë endecak

Kandidatja për asambliste nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besianë Musmurati, ka kritikuar ashpër mënyrën se si është qeverisur Komuna e Prishtinës gjatë mandatit aktual, duke e cilësuar si periudhë të humbur për qytetarët.

Sipas saj, përplasjet politike ndërmjet partive kanë ndikuar drejtpërdrejt në dobësinë e projekteve dhe mungesën e prioriteteve të qarta për zhvillimin e kryeqytetit.

“Dy parti politike duke u shty në mes vete në një konflikt që në fund ka rezultuar në projekte shumë të dobëta, në prioritete të gabuara nga kryetari Rama. Edhe pse PDK-ja ka qenë pjesë e koalicionit për dy vitet e para dhe e ka mbështetur në balotazh Ramën për me udhëheqë kryeqytetin, sepse kemi besuar që është një person që ka shpalosur planin e tij dhe kemi besuar në disa nga projektet e tij, e kemi parë gjatë rrugës që prioritetet e tij kanë qenë të gabuara. Sot, më së miri për punën e tij 4-vjeçare flet gjendja në të cilën jemi si qytetarë të Prishtinës,” tha Musmurati në “Adresa”.

Ajo theksoi se PDK-ja është e vendosur të ofrojë një qasje të re në menaxhimin e kryeqytetit, me projekte konkrete dhe prioritete të qarta që adresojnë nevojat reale të qytetarëve. /Gazeta10