Mustafa u bën thirrje qytetarëve të votojnë LDK-në: Koha për ndryshim është tani
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa në konferencën e përditshme të kësaj partie, iu drejtuar qytetarëve që ta votojnë Lumir Abdixhkun. Ai shprehet se e ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve, dhe se gjithsecili duhet të dalë e të votojë. “Është koha për ndryshim, është koha për liderët që kanë një program real e

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa në konferencën e përditshme të kësaj partie, iu drejtuar qytetarëve që ta votojnë Lumir Abdixhkun.
Ai shprehet se e ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve, dhe se gjithsecili duhet të dalë e të votojë.
“Është koha për ndryshim, është koha për liderët që kanë një program real e të prekshëm për të ardhmen e Kosovës, dhe kjo është koha që ju qytetarët e Kosovës të flisni dhe të thoni me zë të lartë dhe të qartë, ‘koha për ndryshim është tani’”.
“Është koha të dilni dhe të votoni për ndryshim, votoni për ndryshim. Varet nga ju që të siguroheni që familjet e juaja të votojnë ndryshimin. Secili prej jush duhet të marr të paktën një person më shumë me vete në qendrën e votimit këtë të diele, sepse kjo mundësi për ndryshimin e madh nuk kthehet më”, u shpreh Mustafa.
“Është koha që të gjithë ju të vendosni se çfarë lloj të ardhme dëshironi. Një të ardhme të ndritur, apo në të ardhme si kjo e qeverisë së VV-së? Krejt varet nga ju”.