Mynih/ Zëvendëspresidenti i SHBA, kritika në Konferencën e Sigurisë: Evropa po futet në një krizë që e shkakton vetë

Në konferencën e Sigurisë në Mynih, zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance u shfaq me tone të larta dhe shumë kritike ndaj liderëve evropianë. Fjalimi i Vance-it, solli reagime të shumta kriktike, ndonëse ai e mbylli fjalën e tij duke u bërë thirrje udhëheqësve që “të mos kenë frikë”. Vance u shfaq kritik edhe për menaxhimin [...]Read More...

Mynih/ Zëvendëspresidenti i SHBA, kritika në Konferencën e Sigurisë: Evropa po futet në një krizë që e shkakton vetë

Në konferencën e Sigurisë në Mynih, zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance u shfaq me tone të larta dhe shumë kritike ndaj liderëve evropianë.

Fjalimi i Vance-it, solli reagime të shumta kriktike, ndonëse ai e mbylli fjalën e tij duke u bërë thirrje udhëheqësve që “të mos kenë frikë”. Vance u shfaq kritik edhe për menaxhimin e emigracionit, ndërsa iu referua 24-vjeçarit afgan, i cili u arrestua edhe për sulmin e djeshëm në Mynih.

JD Vance vazhdon të theksojë rëndësinë e mandateve për migracionin, duke thënë se Evropa po hyn në “një krizë që e bën vetë”.

“Sa herë duhet t’i vuajmë këto dështime të tmerrshme përpara se të ndryshojmë kursin dhe të udhëheqim qytetërimin tonë të përbashkët në një drejtim të ri, duke iu referuar Brexit-it, ku njerëzit votuan për liderët politikë që premtuan t’i japin fund emigracionit të pakontrolluar”?, tha zëvendëspresidenti i SHBA.

Në të njëjtën kohë, ai tha se demokracia gjermane, si asnjë demokraci, nuk do të mbijetojë nëse liderët u thonë miliona votuesve se mendimet dhe shqetësimet e tyre, janë të pavlefshme ose të padenjë për t’u marrë parasysh.

/abcnews.al/