NATO e konfirmon zyrtarisht ardhjen e sekretarit Rutte në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska do të vijnë në Kosovë më 11 mars, ka bërë të ditur zyrtarisht NATO. Në Prishtinë sekretari i Përgjithshëm do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Ndërkaq, konferenca për shtyp do të mbahet në

NATO e konfirmon zyrtarisht ardhjen e sekretarit Rutte në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska do të vijnë në Kosovë më 11 mars, ka bërë të ditur zyrtarisht NATO.

Në Prishtinë sekretari i Përgjithshëm do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Ndërkaq, konferenca për shtyp do të mbahet në 14:50.

Së bashku me ambasadorët nga partnerët kontribuues të trupave të KFOR-it, ata do të takojnë komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat.