Gjermania regjistron rritje prej 40% të krimeve të motivuara politikisht në vitin 2024
Gjermania ka shënuar një rritje shqetësuese prej 40% të krimeve të motivuara politikisht gjatë vitit 2024, krahasuar me vitin paraprak, sipas të dhënave të publikuara të martën, shkruan DW, transmeton albinfo.ch. Nga totali prej 42,788 rasteve, afro gjysma janë krime të kryera nga ekstremistë të krahut të djathtë, duke nxjerrë në pah përhapjen e këtij […] The post Gjermania regjistron rritje prej 40% të krimeve të motivuara politikisht në vitin 2024 appeared first on Albinfo.

Gjermania ka shënuar një rritje shqetësuese prej 40% të krimeve të motivuara politikisht gjatë vitit 2024, krahasuar me vitin paraprak, sipas të dhënave të publikuara të martën, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Nga totali prej 42,788 rasteve, afro gjysma janë krime të kryera nga ekstremistë të krahut të djathtë, duke nxjerrë në pah përhapjen e këtij fenomeni në vend.
Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, e përshkroi rritjen si “ekstreme” dhe e lidh me polarizimin e thellë të shoqërisë gjermane dhe shtimin e rasteve të antisemitizmit.
Natalie Pawlik, komisionerja qeveritare për antiracizmin, dënoi rritjen “dramatike” të krimeve raciste, antisemite dhe islamofobe, duke theksuar se sulmet dhe nxitja e urrejtjes nga krahët ekstremë ndodhin çdo 12 minuta në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
“Përshëndetje të Hitlerit, nxitje për urrejtje, grushte në fytyrë – një krim i krahut të djathtë çdo 12 minuta në vendin tonë,” tha Pawlik.
Ajo bëri thirrje për veprime më të forta nga ana e qeverisë federale dhe shteteve për parandalimin e këtyre krimeve dhe për edukim politik, duke theksuar përgjegjësinë e çdo qytetari për të mos i mbyllur sytë ndaj ekstremizmit dhe racizmit.
“Shifrat janë një realitet i hidhur, por ato nuk duhet të bëhen kurrë normë,” tha Pawlik, duke nxitur qytetarët të ndërhyjnë kur përballen me incidente në hapësira publike dhe të mbrojnë bashkëjetesën paqësore në një shoqëri të larmishme, transmeton albinfo.ch.
The post Gjermania regjistron rritje prej 40% të krimeve të motivuara politikisht në vitin 2024 appeared first on Albinfo.