Ndahet nga jeta historiani Ibrahim Çitaku

Sot u nda nga jeta historiani Ibrahim Çitaku. Lajmin për ndarjen nga jeta e bënë të ditur shkrimtari Bedri Tahiri dhe gazetari Milaim Zeka. Tahiri ka shkruar se i ndjeri ishte njeri i madh që u mor me tema të mëdha. “I tillë qe historiani që vetë u bë histori. E nisi me Azem Galicën

Ndahet nga jeta historiani Ibrahim Çitaku

Sot u nda nga jeta historiani Ibrahim Çitaku.

Lajmin për ndarjen nga jeta e bënë të ditur shkrimtari Bedri Tahiri dhe gazetari Milaim Zeka.

Tahiri ka shkruar se i ndjeri ishte njeri i madh që u mor me tema të mëdha.

“I tillë qe historiani që vetë u bë histori. E nisi me Azem Galicën (nuk i harroj takimet e tij të shumta me pleqtë e Galicës…), atëherë kur shumëkush nuk guxonte as t’ia thoshte emrin kryetrimit! E vazhdoi me Prekazin, me Drenicën e me Mitrovicën…”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndërsa gazetari Milaim Zeka ka thënë se Çitaku ishte ish-drejtor në gjimnazin e Skenderajt.

“Paska ikur për në botën tjetër, ish-drejtori im në gjimnazin e Skenderajt, Ibrahim Çitaku”, ka pohuar Zeka.