Ndërprerje në trafikun hekurudhor në linjën Cyrih– Meilen

Trafiku hekurudhor në linjën Cyrih HB – Meilen është kufizuar të hënën në mëngjes midis stacioneve Zurich Tiefenbrunnen dhe Küsnacht ZH, për shkak të një defekti teknik në sistemin hekurudhor. Lajmi është konfirmuar nga kompania SBB në faqen e saj zyrtare, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch. Ndërprerja pritet të zgjasë deri rreth orës 08:30. Si pasojë, […] The post Ndërprerje në trafikun hekurudhor në linjën Cyrih– Meilen appeared first on Albinfo.

Ndërprerje në trafikun hekurudhor në linjën Cyrih– Meilen

Trafiku hekurudhor në linjën Cyrih HB – Meilen është kufizuar të hënën në mëngjes midis stacioneve Zurich Tiefenbrunnen dhe Küsnacht ZH, për shkak të një defekti teknik në sistemin hekurudhor. Lajmi është konfirmuar nga kompania SBB në faqen e saj zyrtare, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.

Ndërprerja pritet të zgjasë deri rreth orës 08:30. Si pasojë, priten vonesa dhe anulime të udhëtimeve, sidomos në linjat S6, S7 dhe S16 që operojnë në këtë segment.

Për të lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve, janë vendosur autobusë zëvendësues mes stacioneve të prekura. SBB u bën thirrje pasagjerëve të kontrollojnë informacionet më të fundit në aplikacionin ose faqen e kompanisë përpara nisjes, transmeton albinfo.ch.

The post Ndërprerje në trafikun hekurudhor në linjën Cyrih– Meilen appeared first on Albinfo.