Ndërron jetë në një aksident në SHBA, ushtaraku me prejardhje nga Kosova
Ushtaraku shqiptar në SHBA, Fitim Nela, ka ndërruar jetë. 25-vjeçari u nda nga jeta ditën e 12 prillit, pasi u përfshi në një aksident trafiku me motoçikletë, raporton IndeksOnline. Varrimi i të ndjerit me prejardhje pejane do të bëhet më 19 prill, në varrezat në “Lakeview Avenue”, në Vallhalla të New Yorkut. Nela ishte ushtarak

Ushtaraku shqiptar në SHBA, Fitim Nela, ka ndërruar jetë.
25-vjeçari u nda nga jeta ditën e 12 prillit, pasi u përfshi në një aksident trafiku me motoçikletë, raporton IndeksOnline.
Varrimi i të ndjerit me prejardhje pejane do të bëhet më 19 prill, në varrezat në “Lakeview Avenue”, në Vallhalla të New Yorkut.
Nela ishte ushtarak i dalluar në ushtrinë amerikane, duke marrë edhe dekoratë për përkushtimin e tij.