Ndërtime pa leje dhe parregullsi në pagesën e punëtorëve, ndër parregullsitë e konstatuara te NP “Rrugë dhe rrugica”
Enti Shtetëror për Revizion ka mbikëqyrur punën e Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat”, duke konstatuar disa parregullsi në punimet e realizuara nga kjo ndërmarrje, transmeton Portalb.mk. “Rekonstruktimi dhe sanimi i rrugëve pa leje të lëshuar për rekonstruktimin dhe kryerjen e punëve jashtë dokumentacionit të projektit”, është një nga parregullsitë e konstatuara nga Enti Shtetëror i […]
![Ndërtime pa leje dhe parregullsi në pagesën e punëtorëve, ndër parregullsitë e konstatuara te NP “Rrugë dhe rrugica”](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/04/Punime-nga-Ndermarrja-Publike-Ujejellesi-dhe-kanalizimi.-Foto-nga-NP-Ujesjellesi-dhe-kanalizimi-Shkup-Facebook.jpg?fit=1024%2C681&quality=89&ssl=1)
Enti Shtetëror për Revizion ka mbikëqyrur punën e Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat”, duke konstatuar disa parregullsi në punimet e realizuara nga kjo ndërmarrje, transmeton Portalb.mk.
“Rekonstruktimi dhe sanimi i rrugëve pa leje të lëshuar për rekonstruktimin dhe kryerjen e punëve jashtë dokumentacionit të projektit”, është një nga parregullsitë e konstatuara nga Enti Shtetëror i Revizionit.
Revizioni ndër të tjera konstatoi edhe vlerësim joreal në evidentimin e mjeteve financiare.
“U konstatua parregullsi në mënyrën e llogaritjes, pagesës dhe evidentimit të rrogave dhe përfitimeve të punëtorëve”, alarmoi Revizioni, duke theksuar që janë lidhur marrëveshje për të drejtat autoriale për angazhime që nuk nënkuptojnë krijimin e veprës me të drejtë autoriale.
Enti Shtetëror për Revizion ndër të tjera në Ndërmarrjen Publike “Rrugët dhe rrugicat”, ka konstatuar që edhe pjesa e vlerësimit të brendshëm është jofunksional.