Në këtë orë do të falet namazi i Kurban Bajramit në Maqedoninë e Veriut

Dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është të dielën me 16 qershor 2024. Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut njoftoi se manifestimi qendror do të mbahet në xhaminë “Mustafa Pasha”- Shkup, ndërsa namazi i Bajramit do të falet në orën 5:38,  transmeton Portalb.mk. Ndërkohë, namazi i sabahut do të falet në orën […]

Në këtë orë do të falet namazi i Kurban Bajramit në Maqedoninë e Veriut

Dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është të dielën me 16 qershor 2024. Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut njoftoi se manifestimi qendror do të mbahet në xhaminë “Mustafa Pasha”- Shkup, ndërsa namazi i Bajramit do të falet në orën 5:38,  transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë, namazi i sabahut do të falet në orën 4:23, ndërsa manifestimi do të transmetohet si zakonisht, live në TVM2.

Kurban Bajrami, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e profetit Ibrahim të flijojë djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.