Në Schmerikon të Zvicrës u organizua piknik e turnir, bashkë me kulturë

Pikniku, pak politikë, kultura, ushqimet tradicionale, dhe futbolli i tuboj mërgimëtarët në fundjavën që shkoj! The post Në Schmerikon të Zvicrës u organizua piknik e turnir, bashkë me kulturë appeared first on Albinfo.

Në Schmerikon të Zvicrës u organizua piknik e turnir, bashkë me kulturë

Fundjavën që lamë pas ishte atmosferë feste të një pikniku dhe të turnirit të futbollit që u organizua me shumë sukses duke i falenderuar gjithë atyre që moren pjesë, në veqanti Këshilli Organizativë i Pikës Obersee, si organizatore, e cila ishte angazhuar gjatë gjithë kohës në shërbim të 150 pjesmarrjësve në piknik që u mbajtë në ambientet e fushës së sportit, FC Schmerikon (SG).

Në këtë piknik – turnir po merrnin pjesë edhe tre deputet të parlamentit të Kosovës, Mefail Bajqinovci, Adriana Matoshi dhe Dimal Basha, të cilët bashkëbiseduan me të pranishmit për tema të ndryshme që ndërlidhen me situatën politike në Kosovë dhe sukseset e Qeverisë Kurti, prej nga u faleminderuan nga kryetari i pikës z. Ilmi Cakolli, për pjesëmarrjen e tyre dhe fjalën e rastit.

Pjesëmarrës ishte  edhe kryetari i Unionit të Klubeve të Futbollit Shqipëtar në Zvicër z. Feti Demolli,  si aktivist i kësaj pike dhe njëherit anëtarë i këshillit organizativ, si dhe Kushtrim Berisha, deputet kantonal i kantonit të Schwyzit nga partia socialdemokrate.

Po ashtu ai falenderoj edhe SH.K.A „Dardania“ nga Winterthuri e cila paraqiti një program modest kulturor para të pranishmëve, me një pjesë të  grupit tëvalltarëve e më të vegjëve të shoqërisë me këngën: “Mora fjalë”, mandej vallen me motive Tiranase, si dhe “Vallen e vajzave”, për të vazhdua me një valle të përbashkët ku u bashkangjiten edhe të pranishmit, por edhe të ftuarit nga Kosova.

Pas prononcimeve dhe fjalës së musafirëve nga Kosova dhe disa nga pyetjet bengosëse të mërgatës, për deputetët që ishin prezent, dhe pas programit artistik, organizatorët kishin paraparë edhe turnirin e futbollit, ecila ishte po ashtu nënë udhëheqjen e pikës Obersee, si udhëheqëse e këtij turniri të qëlluar, prej nga u ftuan  të gjitha grupet të vijojnë me lojën dhe turnirin, i cili edhe u zhvillua në fushat e qendrës sportive të FC Schmerikon, ku në fakt ushtron edhe klubi futbollistik shqipëtar  “Bashkimi” prej nga edhe kishte mundësua edhe ambientet dhe lokalet e këtij turniri të organizuar nga kjo pikë e vyeshme.

Natyrisht se organizatorët kishin paraparë edhe kupën fituese të turnirit futbollistik të Qendrës Pika Obersee, dhe pas përfundimit të lojës së ekipeve, ate e fitoj me meritë pikërisht kjo pikë, duke e falenderuar ekipin e shkëlqyer të udhehequr nga kapiteni i ekipit Arsim Zogëjani i cili ishte i organizuari në udhëheqjen edhe prezentimin e ekipit të Pikës Obersee. Vendin e dytë e zuri ekipi fudbollistik i Pikës së Kantonit të Thurgaut, nën udhëheqjen e Argjend Shehut, që ishte edhe në kordinim të turnirit, kurse  ekipi i fudbollit fitues të pikës Obersee, nën udhëheqjen e Arsim Zogëjani, vendosën ti  dhurojnë kupën e Qendrës Obersee, pikës së Gjenevës që zuri vendin e tretë,  në mënyrë që vitin e ardhëshëm,  pika e Gjenevës merr për detyrë me organizue turnirin e Qendrës diku në qershor 2025, mundësisht në “Javën e LVV-ës” si na njoftuan organiozatorët e këtij turniri në Schmerikon të St. Gallenit.

Natyrisht se nuk munguan as falenderimet e të gjithë  aktivisteve dhe aktivistëve në mbarvajtjen e këtijaktiviteti të Qendrës, si  dhe sekretarën e Qendrës, kryesore z. Yllka Kurteshin e cila ka kordinuar me suksesë  punën e organizimit së bashku me Pikënnikoqire dhe me sekretariatin e përgjithëshëm në Prishtinë për mundësinë e ardhjes dhe pjesëmarrjen e tre deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovësnga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Natyrishtë se nuk munguan as ushqimet tradicionale, dhe pije freskuese të gjitha organizuar nga kjo pikë e Lëvizjes, dhe që të gjitha ishin falas për të pranishmit.Mbetet që edhe herave tjera të shihemi me aktivitete të tilla, si deri më tani na tha  në fund edhe arkëtari i kësaj pike, Xhemajl Bedrolli, i cili u kujdes që kuzhina dhe pijet freskuese të shkojnë si më së miri falë edhe prindëve që kishin sjellë ushqime tradicionale për këtë piknik – turnir.

 

Shefqet Cakolli.

26.06.2024

 

The post Në Schmerikon të Zvicrës u organizua piknik e turnir, bashkë me kulturë appeared first on Albinfo.