Në zyrën e Kurtit arrin një letër nga tre liderët më të fuqishëm evropianë
Një letër nga tre liderët më të fuqishëm evropianë arrin në zyrën e Kurtit. Një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelar gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka arritur në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Gazeta Express ka kuptuar përmes burimeve se në këtë letër, i kërkohet edhe njëherë kryeministrit […]
![Në zyrën e Kurtit arrin një letër nga tre liderët më të fuqishëm evropianë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/06/kurti-2.png)
Një letër nga tre liderët më të fuqishëm evropianë arrin në zyrën e Kurtit.
Një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelar gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka arritur në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Gazeta Express ka kuptuar përmes burimeve se në këtë letër, i kërkohet edhe njëherë kryeministrit Kurti de-përshkallëzim të tensioneve në veri.
Letra është e ngjashme me përgjigjen e Përfaqësuesi të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell për Kurtin që u publikua dje, mirëpo jo me kërkesa të detajuara.
Qeveria e Kosovës nuk ka dërguar një njoftim deri tani për letrën e pranuar e as përmbajtjen e saj.
Ndërkohë, letra e Borrell përmbante kërkesa konkrete për Kurtin, duke i kërkuar tërheqjen e dy kryetarëve në veri nga zyrat komunale, tërheqjen e policisë nga prania para komunave dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.