Negociatat e reja: Kthehet në tryezën e diskutimit armëpushimi Izrael-Hamas

Hamasi, grupi militant palestinez ka deklaruar se mbështet rifillimin e një armëpushimi në Rripin e Gazës përmes një propozimi të paraqitur nga ndërmjetësit, i cili do të lirojë pesë pengje të tjerë në Izrael në këmbim të një armëpushimi 50-ditor. Udhëheqësi më i lartë i Hamasit jashtë Gazës, u shpreh se grupi kishte miratuar një […] The post Negociatat e reja: Kthehet në tryezën e diskutimit armëpushimi Izrael-Hamas appeared first on Albinfo.

Negociatat e reja: Kthehet në tryezën e diskutimit armëpushimi Izrael-Hamas

Hamasi, grupi militant palestinez ka deklaruar se mbështet rifillimin e një armëpushimi në Rripin e Gazës përmes një propozimi të paraqitur nga ndërmjetësit, i cili do të lirojë pesë pengje të tjerë në Izrael në këmbim të një armëpushimi 50-ditor.

Udhëheqësi më i lartë i Hamasit jashtë Gazës, u shpreh se grupi kishte miratuar një projekt-marrëveshje të dërguar nga ndërmjetësit egjiptianë dhe Katar.

Nga ana tjetër, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte marrë gjithashtu planin dhe paraqiti një “kundërpropozim për ndërmjetësit në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara”.  Ndërsa dje, zyra e Netanyahut tha se ai kishte zhvilluar konsultime mbi propozimin e armëpushimit nga ndërmjetësit, transmeton albinfo.ch.

Deri më tani Shtetet e Bashkuar atë Amerikës nuk kanë komentuar publikisht mbi këtë çështje.

The post Negociatat e reja: Kthehet në tryezën e diskutimit armëpushimi Izrael-Hamas appeared first on Albinfo.