Nesër tentativa e 32-të, Mero Baze: “Kukulla” e Albinit po e mban peng Kosovën

Nesër për herën e 32-të do të mbahet seanca vazhduese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Për këtë, ka reaguar edhe Gazetari Mero Baze, duke ironizuar zvarritjen e ndërlidhur me  ngërçin politik rreth emrit të Albulena Haxhiut. Në shkrimin e tij të fundit, të quajtur “Beteja e dytë e Albulenës”, Baze e krahasoi me betejën

Nesër tentativa e 32-të, Mero Baze: “Kukulla” e Albinit po e mban peng Kosovën

Nesër për herën e 32-të do të mbahet seanca vazhduese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë, ka reaguar edhe Gazetari Mero Baze, duke ironizuar zvarritjen e ndërlidhur me  ngërçin politik rreth emrit të Albulena Haxhiut.

Në shkrimin e tij të fundit, të quajtur “Beteja e dytë e Albulenës”, Baze e krahasoi me betejën historike të Skënderbeut në vitin 1457.

Sipas gazetarit, beteja politike në Kosovë ka hyrë në një fazë absurde dhe përçmuese për historinë e vetë shtetit, duke kujtuar përballjen e vërtetë të deputetëve të vitit 1990 që shpallën Deklaratën Kushtetuese të Kosovës jashtë Kuvendit, nën rrezik për jetën e tyre.

“35 vjet më parë deputetët ishin gati të vriteshin për të ngritur një Kuvend. Sot janë gati të ‘vriten’ që të mos ngritet ai pa Albulenën,” ka shkruar ai.

Ai shpreh shqetësimin se kriza politike nuk është më thjesht institucionale, por krizë dëmtuese e themeleve të  shtetësisë së Kosovës, ndërsa bota përreth po përjeton konflikte serioze si lufta në Ukrainë apo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme.

Ai ka  ftuar edhe Gjykatën Kushtetuese që të mos vonojë me vendimin për zhbllokimin e Kuvendit.

Sipas tij, kjo krizë mund të zgjasë pafund dhe të sjellë pasoja të rënda për shtetin e Kosovës.