Netanyahu mungoi në mbledhjen e kabinetit, shkak helmimi, si është gjendja shëndetësore e kryeministrit izraelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka munguar në mbledhjen e kabinetit. Ishte zyra e kryeministrit izraelit që njoftoi se Netanyahu është helmuar nga ushqimi duke bërë që të mungojë në mbledhje. Ndërkohë është sqaruar se për tri ditët e ardhshme do ta menaxhojë punën nga shtëpia. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, ai është ndjerë keq gjatë [...]Read More...

Netanyahu mungoi në mbledhjen e kabinetit, shkak helmimi, si është gjendja shëndetësore e kryeministrit izraelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka munguar në mbledhjen e kabinetit. Ishte zyra e kryeministrit izraelit që njoftoi se Netanyahu është helmuar nga ushqimi duke bërë që të mungojë në mbledhje.

Ndërkohë është sqaruar se për tri ditët e ardhshme do ta menaxhojë punën nga shtëpia. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, ai është ndjerë keq gjatë natës dhe më pas u ekzaminua në shtëpi nga një mjek.

Më tej sipas informacioneve nga zyra e tij, tashmë gjendja shëndetësore e kryeministrit izraelit është e mirë.

/abcnews.al/