Nga katastrofë në rilindje: Ja si e transformoi Allegri Milanin në kohë rekord

Massimiliano Allegri ka rikthyer frymën te Rossonerët – dhe ka mjaftuar vetëm një muaj për të parë ndryshimin. Pas një sezoni zhgënjyes, ku AC Milan dukej se kishte humbur drejtimin, ardhja e Allegrit në stolin kuqezi po shënon një kthesë të fortë. Sipas Tuttosport, trajneri italian ka arritur të vendosë strukturë të qartë loje dhe […]

Nga katastrofë në rilindje: Ja si e transformoi Allegri Milanin në kohë rekord

Massimiliano Allegri ka rikthyer frymën te Rossonerët – dhe ka mjaftuar vetëm një muaj për të parë ndryshimin.

Pas një sezoni zhgënjyes, ku AC Milan dukej se kishte humbur drejtimin, ardhja e Allegrit në stolin kuqezi po shënon një kthesë të fortë. Sipas Tuttosport, trajneri italian ka arritur të vendosë strukturë të qartë loje dhe të rikthejë shpirtin luftarak në skuadër, transmeton ORAinfo.

Lojtarë që po rilindin:

Nga Ruben Loftus-Cheek te talente si Bondo, e deri te Saelemaekers dhe Rafael Leão (tashmë i provuar si qendërsulmues), shumë prej tyre duken më të motivuar dhe të përshtatur me kërkesat taktike të trajnerit.

Tuttosport shkruan:

“Me një strukturë të fortë loje, shumë lojtarë kanë lulëzuar. Milani duket shumë më mirë nën tutelën e Allegrit.”

Edhe pse merkatoja ende nuk ka përfunduar, baza është e qartë: Milan ka marrë një kthesë pozitive dhe optimizmi po rritet ndjeshëm në kampin kuqezi.

Me këtë ritëm, tifozët kanë çdo arsye të besojnë në një sezon të madh. /ORAinfo/