Nga Lëvizja FOL: Gjitha procedurat janë legjitime, por Kurti refuzoi të përgjigjet
Viona Bunjaku nga Lëvizja ‘’FOL’’ për FrontOnline, e konsideron legjitime kërkesën e PSRK-së drejtuar Gjykatës së Apelit. ‘’Kërkesa e Prokurorisë Special është legjitime’’ thotë ajo. Sipas saj, kryeministrit Albin Kurti iu është dërguar dy herë ftesa për paraqitje në Prokurori Speciale, por ai ka refuzuar. ‘’Sepse Kryeministrit ju është dërguar ftesa dy herë për paraqitje në

Viona Bunjaku nga Lëvizja ‘’FOL’’ për FrontOnline, e konsideron legjitime kërkesën e PSRK-së drejtuar Gjykatës së Apelit.
‘’Kërkesa e Prokurorisë Special është legjitime’’ thotë ajo.
Sipas saj, kryeministrit Albin Kurti iu është dërguar dy herë ftesa për paraqitje në Prokurori Speciale, por ai ka refuzuar.
‘’Sepse Kryeministrit ju është dërguar ftesa dy herë për paraqitje në Prokurori dhe ai nuk ka pranuar te paraqitet duke i kërkuar Prokurorisë që ata të shkojnë në zyre te ai’’ shprehet ajo.
Për të, gjitha procedurat janë legjitime dhe gjykata pritet të merr vendim për këtë gjë.
‘’Dhe, tani krejt procedurat janë legjitime pritet që gjykata të merr vendim për rastin ne fjalë’’ tha ajo.