Ngecja në trafik/ Londra e para nga qytetet evropiane, ndiqet nga Parisi dhe Dublini
Londra është e para në listën e qyteteve evropiane për sa i përket bllokimit të trafikut, e ndjekur nga Parisi dhe Dublini, njoftoi kompania amerikane e transportit Inrix. Sipas këtyre të dhënave, shoferët në Londër kanë kaluar mesatarisht 101 orë në bllokime trafiku vitin e kaluar, që është dy për qind më shumë se në [...]Read More...

Londra është e para në listën e qyteteve evropiane për sa i përket bllokimit të trafikut, e ndjekur nga Parisi dhe Dublini, njoftoi kompania amerikane e transportit Inrix.
Sipas këtyre të dhënave, shoferët në Londër kanë kaluar mesatarisht 101 orë në bllokime trafiku vitin e kaluar, që është dy për qind më shumë se në vitin 2023. Bllokimi është rritur vazhdimisht në Londër vitet e fundit, ndërsa shoferët kanë mbetur të bllokuar në trafik mesatarisht 97 orë në 2022 dhe 99 orë në 2023.
A40 Westway në Londër është rruga më e ngarkuar në Britaninë e Madhe dhe bllokimet më të mëdha të trafikut në atë rrugë janë nga ora 5 deri në 18:00, sipas kompanisë amerikane.
Vitin e kaluar, shoferët mbetën të bllokuar në bllokime trafiku për mesatarisht 97 orë në Paris vitin e kaluar dhe 81 orë në Dublin.
Bristol dhe Leeds janë përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë për bllokimet e trafikut në Britaninë e Madhe./abcnews.al