Ngjarjet e paralajmëruara për sot

08:30Iniciativa CorrWatch (e themeluar nga organizatat INDEP, GLPS dhe GAP) organizon Konferencën e Dytë Vjetore “Rritja e Mbikëqyrjes Publike dhe Llogaridhënies Institucionale në Kosovë”. Një fjalë në hapje do ta mbajë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”)  9:00Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor organizon Seminarin Rajonal “Drejt cilësisë më të mirë të ajrit dhe […]

Ngjarjet e paralajmëruara për sot
ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot

ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot

  • 08:30Iniciativa CorrWatch (e themeluar nga organizatat INDEP, GLPS dhe GAP) organizon Konferencën e Dytë Vjetore “Rritja e Mbikëqyrjes Publike dhe Llogaridhënies Institucionale në Kosovë”. Një fjalë në hapje do ta mbajë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”) 
  • 9:00Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor organizon Seminarin Rajonal “Drejt cilësisë më të mirë të ajrit dhe kontrollit të emisioneve”  në kuadër të projektit të JICA-s “Zhvillimi i kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit – Faza 2( Hotel Emerald)
  • 09:20Në kuadër të Konferencës së CorrWatch, mbahet paneli “Mbi praktikat dhe sfidat e prokurimit publik në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”) 
  • 09:30UNICEF në Kosovë lanson raportin “Fëmijët në situatë rruge”, që ofron një profil bazë të fëmijëve në situatë rruge në Kosovë, se çka i ka shtyrë ata në rrugë dhe dokumenton disponueshmërinë dhe pengesat e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

     

  • 10:00Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së, interviston kandidatët për anëtarë të Bordit. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
  • 10:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
  • 10:00Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT) organizon konferencën përmbyllëse të projektit “Rinia për përfshirje, barazi dhe besim”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
  • 10:00Federata e Xhudos së Kosovës bën demonstrimin e sportit të xhudos,  në shkollën fillore të mesme të ulët “Migjeni”. (Mitrovicë).
  • 10:10Në kuadër të Konferencës së CorrWatch, mbahet paneli “Zvogëlimi i barrës administrative nëpërmjet digjitalizimit të lejimeve dhe subvencionimeve”. (Hotel “Swiss Diamond”) 
  • 11:00Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Komunës, Gjilan)
  • 11:00Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë lanson edicionin e 25-të të Përmbledhjes Pulsi Publik me një prezantim të gjetjeve kryesore. (Zyrat e UNDP-së, Rr. Zagrebi)
  • 11:00Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të publikoj të dhënat nga monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të parapara nga Qeveria e Kosovës në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim(zyret e Lëvizjes FOL, rruga Andrea Gropa nr. 35)
  • 11:20Në kuadër të Konferencës së CorrWatch, mbahet paneli “Sistematizimi i vendeve të punës: Cili është efekti i tij në performancën e Ndërmarrjeve Publike?” (Hotel “Swiss Diamond”) 
  • 12:00Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë në kundërshtim të vendimit të Gjykatës së Apelit që ta dërgojë në rigjykim lëndën e vrasjes së Marigona Osmanit. (Pallati i Drejtësisë)
  • 13:10Në kuadër të Konferencës së CorrWatch, mbahet paneli “Rekrutimi sipas Ligjit të Ri për Zyrtarët Publik- Efikasiteti dhe meritokracia”. (Hotel “Swiss Diamond”)