“Ngjyra” e botës është blu/ Chelsea fiton Kupën e Botës për Klubet, bie PSG

Besoj e kuptuam sesa të kota janë parashikimet. Ku shkuan gjithë ato vlerësime të sigurta për triumfin e parathënë të Paris SG, a thua se fati I njerëzve është I vendosur që më përpara? Çelsi tregoi se futbolli vazhdon të mbetet I bukur për shkak të misterit për të ardhmen, dhe fitorja e trofeut të [...]Read More...

“Ngjyra” e botës është blu/ Chelsea fiton Kupën e Botës për Klubet, bie PSG

Besoj e kuptuam sesa të kota janë parashikimet.

Ku shkuan gjithë ato vlerësime të sigurta për triumfin e parathënë të Paris SG, a thua se fati I njerëzve është I vendosur që më përpara?

Çelsi tregoi se futbolli vazhdon të mbetet I bukur për shkak të misterit për të ardhmen, dhe fitorja e trofeut të Kupës së Botës për Klubet do të mbetet në histori si një e papritur me shumë kuptim.

Nuk ishte një fitore, por një triumf, I cili madhështohet sepse 3-0 nuk u mund një rival dosido, por Paris SG superfavorit dhe kampion I Europës në fuqi.

Blutë e Londrës mposhtën në stadiumin “Metlajf” të Nju Xhersit taktikisht dhe në strategji ekipin që kishte dërrmuar Interin, Atletikon e Realin, dhe që përballoi ferrin ndaj Bajernit.

Pikërisht Çelsi u duk një Bajern, por që diti t’i jepte goditjet e nokautit.

Presioni I jashtëzakonshëm që në fillim, niveli I shkëlqyer fizik dhe mentaliteti prej fituesish bënë që të shënoheshin dy gola që në fillim, në 22’ e 30’.

Autor I të dyve, ylli I ri I ekipit, Koul Palmer, tashmë një lider.

Më pas, talenti I madh Zhoao Pedro shtoi të tretin pa mbaruar pjesa e parë dhe përfundimi u kuptua.

Edhe pse PSG mbajti topin 67 për qind, dhe provoi gjithçka pas pushimit, nuk shënoi dot as golin e nderit, jo më t’i afrohej përmbysjes.

Trajneri Enzo Mareska u bë I dyti trajner italian që fiton një trofe të madh me Çelsin pas Roberto Di Mateos që mori Championsin në 2012.

Sink Mareska

“Ne duhet të jemi krenarë që jemi kampionë të Kupës së Botës për klubet. Ne jemi të lumtur, sidomos për fitoren ndaj PSG-së, sepse siç e thashë para finales, unë e konsideroj atë skuadrën më të mirë të botës, me një nga trajnerët më të mirë të botës. Lojtarë të shkëlqyer. Kjo ishte një arritje e nivelit më të lartë”.

Mareska deklaroi se këtë Botëror e vlerëson po aq sa Championsin, madje edhe më shumë.

Anglia u ngjit në majë të planetit për klubet, dhe ky turne si Kupë Bote zgjon nostalgjinë e triumfit të kombëtares së “tre luanëve” më 1966 në “Uembli” përballë Gjermanisë Perëndimore.

Këtë herë nuk pati gol fantazmë. / abcnews.al