Ngordh Perry, gomari që ishte frymëzim për personazhin e filmit “Shrek”
Donkey Perry, i cili shërbeu si frymëzim për personazhin e filmit të animuar “Shrek”, ka ngordhur në moshën 30-vjeçare, raportojnë mediat amerikane. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Qendra e Kafshëve “Baron Park” në qytetin Palo Alto të Kalifornisë. “Ai ishte një anëtar i dashur i komunitetit tonë dhe lajmi për ngordhjen e [...]Read More...

Donkey Perry, i cili shërbeu si frymëzim për personazhin e filmit të animuar “Shrek”, ka ngordhur në moshën 30-vjeçare, raportojnë mediat amerikane.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Qendra e Kafshëve “Baron Park” në qytetin Palo Alto të Kalifornisë.
“Ai ishte një anëtar i dashur i komunitetit tonë dhe lajmi për ngordhjen e tij do të prekë shumë njerëz,” tha qendra.
Një nga animatorët që ka punuar në filmin “Shrek”, Mike Holland, kujton se Perry ishte frymëzimi për personazhin e atij filmi.
Zëri i gomarit, i cili ishte miku besnik i Shrekut, u rregjistrua në film nga komediani i famshëm Eddie Murphy./abcnews.al