Ngriten dyshime për naftë jo cilësore – hesht kompania Ex-Fix, donatore e Vetëvendosjes

Disa qytetarë janë ankuar, të hënën (21 prill) në redaksinë e Gazetës Insajderi, duke pretenduar se janë furnizuar me derivate jo cilësore nga pika e karburanteve “Ex-Fix”, e cila gjendet përgjatë magjistrales Prishtinë–Milloshevë. Sipas qytetarëve, pas përdorimit të naftës së furnizuar në këtë pikë, automjetet e tyre kanë pësuar prishje. Në pamjet që ka siguruar redaksia

Ngriten dyshime për naftë jo cilësore – hesht kompania Ex-Fix, donatore e Vetëvendosjes

Disa qytetarë janë ankuar, të hënën (21 prill) në redaksinë e Gazetës Insajderi, duke pretenduar se janë furnizuar me derivate jo cilësore nga pika e karburanteve “Ex-Fix”, e cila gjendet përgjatë magjistrales Prishtinë–Milloshevë.

Sipas qytetarëve, pas përdorimit të naftës së furnizuar në këtë pikë, automjetet e tyre kanë pësuar prishje.

Në pamjet që ka siguruar redaksia, shihet se në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe Policia, duke ngritur më tej shqetësimet rreth cilësisë së derivateve të shpërndara.

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje nga kompania Ex-Fix, lidhur me këto pretendime, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, kompania nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar.

Një përgjigje për rastin e kemi kërkuar edhe nga Policia e Kosovës, për të kuptuar më shumë rreth rastit, por as këta të fundit deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Kompania Ex-Fix njihet gjithashtu si një nga donatorët e subjektit politik Vetëvendosje.

Sipas të dhënave të deklaruara nga kjo parti në vitin 2020, Ex-Fix figuron si një nga kontribuuesit financiarë, duke ofruar donacionin më të madh në formë mallrash, me një vlerë të deklaruar prej 9,534 euro.