Ngritet aktakuzë ndaj 5 personave mes hetimeve në Parlamentin Evropian për ryshfet
5 personave iu është ngritur aktakuzë nga Prokuroria belge në lidhje me një hetim në vazhdim për korrupsionin e dyshuar brenda Parlamentit Evropian. Katër nga të dyshuarit, sipas prokororisë, përballen me akuza përfshirë korrupsionin aktiv, ndërsa personi i pestë akuzohet për pastrim parash. ”Pas arrestimit, katër të dyshuarit kryesorë janë lënë në paraburgim. I dyshuari i […] The post Ngritet aktakuzë ndaj 5 personave mes hetimeve në Parlamentin Evropian për ryshfet appeared first on Albinfo.

5 personave iu është ngritur aktakuzë nga Prokuroria belge në lidhje me një hetim në vazhdim për korrupsionin e dyshuar brenda Parlamentit Evropian.
Katër nga të dyshuarit, sipas prokororisë, përballen me akuza përfshirë korrupsionin aktiv, ndërsa personi i pestë akuzohet për pastrim parash.
”Pas arrestimit, katër të dyshuarit kryesorë janë lënë në paraburgim. I dyshuari i pestë është liruar me kusht”, thanë prokurorët.
Hetimet janë të lidhura me pretendimet se gjiganti kinez i teknologjisë, Huawei u përpoq të ndikonte në mënyrë të padrejtë në vendimmarrjen brenda BE-së, përcjell albinfo.ch.
Përdorimi i teknologjisë kineze në komunikimet celulare perëndimore ka qenë një temë e nxehtë debati prej vitesh.
Kritikët e Huawei kanë frikë se Kina mund të fitojë akses në rrjetet celulare përmes kompanisë.
Të hënën, autoritetet belge kryen kontrolle të mëtejshme në zyrat e Parlamentit Evropian në Bruksel, disa prej të cilave ishin vulosur më parë.
Javën e kaluar u zbulua se rreth 100 oficerë policie kryen 21 kontrolle shtëpish në Belgjikë dhe Portugali si pjesë e hetimeve për ryshfet dhe falsifikim të dyshuar.
Gjatë këtyre kontrolleve u arrestuan përkohësisht disa persona
The post Ngritet aktakuzë ndaj 5 personave mes hetimeve në Parlamentin Evropian për ryshfet appeared first on Albinfo.