Nis mbledhja e ZRrE-së ku do të aprovohen tarifat e reja të energjisë elektrike
Ka nisur mbledhja e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ku do të bëhet aprovimi i tarifave të reja të energjisë elektrike. Po ashtu aty do të trajtohen edhe ankesat e qytetarëve lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike. Në mbledhje u bë miratimi i rendit të ditës. Me pesë vota për e asnjë kundër

Ka nisur mbledhja e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ku do të bëhet aprovimi i tarifave të reja të energjisë elektrike.
Po ashtu aty do të trajtohen edhe ankesat e qytetarëve lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Në mbledhje u bë miratimi i rendit të ditës.
Me pesë vota për e asnjë kundër u aprovua tarifa e paracaktuar për vitin 2025/2026, për shfrytëzimin e rrjetet të transmetimit dhe tregut.
Po ashtu, aty u miratua edhe tarifat e shfrytëzimit të rrjetit të shpërndarjes.
Mbledhja po vazhdon.