Nisin hetimet, dyshohet se Martin Berishaj ka marrë votat nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet mbi raportimet për marrjen e votave nga kutia postare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Zagreb nga ambasadori Martin Berishaj, e të cilat raportohet se i ka dërguar në ambasadë. Sipas njoftimit, po hetohet çështja nëse raportimet në fjalë përmbushin elementet e ndonjë vepre penale. “Prokuroria Themelore në […] The post Nisin hetimet, dyshohet se Martin Berishaj ka marrë votat nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb appeared first on Albinfo.

Nisin hetimet, dyshohet se Martin Berishaj ka marrë votat nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet mbi raportimet për marrjen e votave nga kutia postare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Zagreb nga ambasadori Martin Berishaj, e të cilat raportohet se i ka dërguar në ambasadë.

Sipas njoftimit, po hetohet çështja nëse raportimet në fjalë përmbushin elementet e ndonjë vepre penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në vazhdën e aktiviteteve për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pas raportimeve lidhur me keqpërdorimet e mundshme të Ambasadorit M.B. rreth procedurës së transportimit të votave të qytetarëve të Republikës së Kosovës në diasporë, për çka prokurori i shtetit filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore nëse në raportimet në fjalë përmbushen elementet e ndonjë vepre penale që lidhet me procesin e zgjedhjeve, me qëllim të ruajtjes së këtij procesi. Prokurori i shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha organet ligjzbatuese do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të parandalimit të dëmtimit të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton albinfo.ch.

The post Nisin hetimet, dyshohet se Martin Berishaj ka marrë votat nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb appeared first on Albinfo.