Një 19-vjeçar shqiptar vritet në Francë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Clermont-Ferrand, Francë, ku një i ri shqiptar, 19 vjeç, u vra me armë zjarri në mes të rrugës, pranë stacionit të trenit. Sipas burimeve nga zona, i riu u qëllua nga një person ende i paidentifikuar, që dyshohet se hapi zjarr nga një automjet […] The post Një 19-vjeçar shqiptar vritet në Francë appeared first on Albinfo.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Clermont-Ferrand, Francë, ku një i ri shqiptar, 19 vjeç, u vra me armë zjarri në mes të rrugës, pranë stacionit të trenit.
Sipas burimeve nga zona, i riu u qëllua nga një person ende i paidentifikuar, që dyshohet se hapi zjarr nga një automjet në lëvizje. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, ndërsa viktima u shpall i vdekur pak më vonë, përkundër përpjekjeve për ta shpëtuar, transmeton albinfo.ch.
Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më tronditëse është fakti se, sipas informacioneve lokale, i riu nuk ishte i njohur për ndonjë përfshirje në aktivitete kriminale, dhe motivi i vrasjes mbetet ende i paqartë. Hetimet janë në duart e një njësie të specializuar për krimet e rënda.
Komuniteti shqiptar në Francë është thellësisht i tronditur. Humbja e një jete të re, pa shpjegim, pa drejtësi, na kujton edhe një herë se heshtja nuk duhet të jetë përgjigjja jonë.
Shkruan Zamira Bytyqi
The post Një 19-vjeçar shqiptar vritet në Francë appeared first on Albinfo.