Një konflikt politik në horizont!

Dita e tretë që kur në krye të qeverisë është Hristijan Mickoski, ndërsa nuk ndalen edhe mesazhet që vijnë nga Brukseli lidhur me procesin integrues të vendit. Ndryshimet kushtetuese dhe The post Një konflikt politik në horizont! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një konflikt politik në horizont!

Dita e tretë që kur në krye të qeverisë është Hristijan Mickoski, ndërsa nuk ndalen edhe mesazhet që vijnë nga Brukseli lidhur me procesin integrues të vendit. Ndryshimet kushtetuese dhe respektimi i Marrëveshjes së Prespës duhet të jenë në fokus të qeverisë së re. Zëdhënësja e Komisionit Evropian thotë se do të bashkëpunojnë edhe me qeverinë e Mickoskit në përmbushjen e reformave kyçe të nevojshme për lëvizjen e Maqedonisë në rrugën evropiane, por me një mesazh të qartë se çfarë pritet nga vendi.

“Mesazhi është shumë i qartë, Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë sa më shumë momentumin që ekziston për zgjerimin për të ecur përpara në rrugën e saj drejt BE-së. Këshilli Evropian e ka bërë të qartë se çfarë pret nga Maqedonia e Veriut, kjo natyrisht i referohet edhe ndryshimeve kushtetuese për të cilat Maqedonia e Veriut është zotuar për të avancuar në rrugën drejt BE-së. Na vjen keq për mospërdorimin e emrit kushtetues nga disa prej liderëve të Maqedonisë së Veriut, është obligim i marrë nga Marrëveshja e Prespës. Është e qartë se të gjitha palët duhet të respektojnë dispozitat e marrëveshjes dhe t’i zbatojnë ato me mirëbesim, thotë Anna Pisonero.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme bullgare përmes një kumtese i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se nëse ka vullnet politik është e mundur zgjidhja me Bullgarinë dhe ndryshimi i kornizës negociuese me BE-në.

“MPJ rikujton vazhdimisht se konsensusi evropian i arritur në verën e vitit 2022 ndërmjet 27 vendeve anëtare të BE-së dhe vetë Maqedonisë së Veriut përshkruan qartë hapat për arritjen e progresit real në procesin e integrimit evropian të vendit fqinj. Gjithashtu, parimi i unanimitetit në procesin e zgjerimit të BE-së është i përfshirë në Traktatin e Bashkimit Evropian dhe në kornizat negociuese të të gjitha zgjerimeve të mëparshme dhe aktuale. Ngritja e ideve për rinegociim të angazhimeve tashmë të ndërmarra ndërkombëtare do të çojë vetëm në distancim të mëtejshëm nga fillimi i negociatave për anëtarësim në BE”, thuhet në kumtes.

MPJ bullgare thotë se si pasojë e provokimeve dhe konfrontimeve të panevojshme me vendet fqinje, “Maqedonia e Veriut tashmë ka humbur shumë kohë në procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim”. Për autoritetet në Sofje, siç tregohet, “ është e papranueshme qëllimi i shprehur i qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut për të refuzuar kërkesën legjitime të një pjese të qytetarëve të saj për të garantuar të drejtat dhe liritë në baza të barabarta me të gjitha komunitetet e tjera në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe futjen e tyre në Kushtetutë”.

“Qëllimi i shprehur i Maqedonisë së Veriut për të mos respektuar detyrimet ndërkombëtare dhe marrëveshjet e nënshkruara është po aq i papranueshëm. Një qëndrim i tillë është i papajtueshëm me përparimin në rrugën evropiane. Ajo lë një shqetësim serioz se në politikën e saj ndaj bullgarëve dhe Bullgarisë, qeveria aktuale në Shkup rrezikon të futet në grackën e dogmave të një epoke të shkuar, të refuzuara nga të gjitha shoqëritë demokratike. Qëndrimi bullgar është shprehur qartë në Vendimin e Kuvendit Kombëtar të 24 qershorit 2022, i mbështetur nga të gjitha forcat politike. Ky qëndrim në nivel kombëtar nuk do të ndryshojë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së bullgare.

Ndërkaq, pas qëndrimit të kryeministrit të ri Hristijan Mickoski se nuk i pranon ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar, ka reaguar lideri i GERB-it dhe fituesi i zgjedhjeve të fundit në Bullgari, Bojko Borisov. Sipas tij, marrëveshjet, pavarësisht nëse janë të mira apo të këqija, “sidomos ato ndërkombëtare që janë të thurura në kornizën e negociatave të BE-së, duhet të respektohen”.

“Çdo interpretim nuk është i mirë për kolegët nga Maqedonia e Veriut”, vlerëson Borisov, duke theksuar se nëse ai formon qeverinë dhe bëhet kryeministër, do të iniciojë një takim me Mickoskin.

“Pa mbështetjen tonë dhe të Greqisë, RMV nuk ka asnjë shans për (hyrje) në BE. Tani ata duhet të jenë përgjegjës. Meqë kanë marrë mbështetjen tonë, mund të mbështeten tek ne”, shtoi Borisov.

Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero i përcolli në emër të krahut ekzekutiv të bllokut urime kryeministrit të ri maqedonas Hristian Mickoski për detyrën, dhe pohoi vullnetin për bashkëpunim me të, me qëllim avancimin e reformave themelore dhe përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën europiane.

Por Pisonero nënvizoi se ka edhe një porosi të qartë për qeverinë e re. “Shkupi zyrtar duhet të shfrytëzojë momentin që ekziston për zgjerim, me qëllim të vazhdojë me vendosmëri rrugën drejt BE-së. Mendoj se të gjithë jeni mjaft të vetëdijshëm për atë që Këshilli i Europës pret nga Maqedonia e Veriut e që lidhet me amendamentet kushtetuese, të cilat vendi është i detyruar t`i zbatojë në mënyrë që të vazhdojë rrugëtimin drejt bllokut europian”, ishte komenti i saj.

Pisonero shtoi edhe se BE-ja tashmë ka thënë se ndjen keqardhje për shkak të mospërdorimit të emrit kushtetues të vendit nga ana e “disa liderëve maqedonas”, por i kujtoi edhe një herë Shkupit pajtimin e tij me Marrëveshjen e Prespës. Problemet e Mickoskit nuk janë vënë vetëm me Greqinë, por edhe me Bullgarinë që ka ngritur ndaj Maqedonisë së Veriut pretendime gjuhësore dhe historike.

Lideri i GERB-it dhe fituesi i zgjedhjeve të fundit në Bullgari, Boyko Borisov, theksoi se marrëveshjet, pavarësisht nëse janë të mira apo të këqija, “sidomos ato ndërkombëtare që janë të thurura në kornizën e negociatave të BE-së, duhet të respektohen”. Borisov tha se do të kërkojë takim me Mickoskin, të cilit i kujtoi se pa mbështetjen e Bullgarisë dhe të Greqisë, nuk ka asnjë shans për anëtarësim në BE.

The post Një konflikt politik në horizont! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .