Një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Gjykata e Mitrovicës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për policin që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin rrugor në Çubrel të Skenderajt, ku humbën jetën tre persona. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Hateme Haxhaj ndërsa përveç tre viktimave që humbën jetën, pesë persona të tjerë u lënduan, ndër të cilët katër […] The post Një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel appeared first on Albinfo.

Një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Gjykata e Mitrovicës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për policin që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin rrugor në Çubrel të Skenderajt, ku humbën jetën tre persona.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Hateme Haxhaj ndërsa përveç tre viktimave që humbën jetën, pesë persona të tjerë u lënduan, ndër të cilët katër ishin zyrtarë policorë, transmeton albinfo.ch.

Seanca dëgjimore për rastin u zhvillua në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pasi i dyshuari po merrte trajtim mjekësor për shkak të aksidentit.

Sipas gjykatës, dyshimi kryesor është se i pandehuri nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në rrugën Pejë – Mitrovicë, në afërsi të fshatit Çubrel, gjë që çoi në aksidentin fatal.

The post Një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel appeared first on Albinfo.