Një nxënës i vrarë dhe tre të plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë në Francë

Një student është vrarë dhe të paktën tre tjerë janë plagosur në një shkollë private në Francën perëndimore. Mediat franceze thonë se sulmi ndodhi në shkollën “Notre-Dame-de-Toutes-Aides” në Nantes pasditen e kësaj të enjteje. Mësohet se autori është arrestuar në vendngjarje pasi është ndaluar nga një mësuese. Një prani e konsiderueshme e policisë dhe shërbime [...]Read More...

Një nxënës i vrarë dhe tre të plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë në Francë

Një student është vrarë dhe të paktën tre tjerë janë plagosur në një shkollë private në Francën perëndimore. Mediat franceze thonë se sulmi ndodhi në shkollën “Notre-Dame-de-Toutes-Aides” në Nantes pasditen e kësaj të enjteje.

Mësohet se autori është arrestuar në vendngjarje pasi është ndaluar nga një mësuese. Një prani e konsiderueshme e policisë dhe shërbime emergjente u dërguan në shkollë, e cila u evakuua.

Rrëfimet e dëshmitarëve okularë në mediat lokale përshkruanin studentët që vraponin nëpër vend, pasi u ra alaruan.

Ouest France raportoi se prindërit ishin informuar për sulmin dhe se autoritetet i ndihmuan studentët të largoheshin gradualisht nga vendi i ngjarjes. Rue des Épinettes, ku ndodhet shkolla, është mbyllur.

Ministri i Arsimit dhe Ministri i Brendshëm i Francës do të vizitojnë shkollën të enjten pasdite. Élisabeth Borne shkroi në rrjetet sociale se do të “shprehte solidaritetin tim me viktimat”./abcnews.al