Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF’në e Skenderajt, rasti po hetohet
Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e QKMF’së në Skenderaj. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhirije Pllana. “Sot me datën 01.06.2025 rreth orës 06:51 policia ka pranuar informatën nga Emergjenca në QKMF Skenderaj, se është sjell një person i moshës madhore pa shenja jete. Njësitet relevante

Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e QKMF’së në Skenderaj.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhirije Pllana.
“Sot me datën 01.06.2025 rreth orës 06:51 policia ka pranuar informatën nga Emergjenca në QKMF Skenderaj, se është sjell një person i moshës madhore pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dal në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”, tha ajo.