Një shtetas serb fut ilegalisht në Kosovë dy persona nga Shri Lanka, kur sheh policinë ik në këmbë

Në fshatin Përlepnicë të Gjilanit një burrë nga Serbia ka hyrë me veturë me qëllimin të kontrabandimit të migrantëve. Në veturë e tij ishin dy persona, të cilët më vonë i thanë policisë se janë nga Shri Lanka. Ai me të parë se njësia policore e kishte vërejtur dhe kishte për qëllim ta ndalonte ka

Një shtetas serb fut ilegalisht në Kosovë dy persona nga Shri Lanka, kur sheh policinë ik në këmbë

Në fshatin Përlepnicë të Gjilanit një burrë nga Serbia ka hyrë me veturë me qëllimin të kontrabandimit të migrantëve. Në veturë e tij ishin dy persona, të cilët më vonë i thanë policisë se janë nga Shri Lanka.

Ai me të parë se njësia policore e kishte vërejtur dhe kishte për qëllim ta ndalonte ka rritur shpejtësinë dhe ka tentuar të ikë dhe pas një largësie veturën e ka lënë dhe ka ikur në këmbë.

“Në një largësi nga aty, ka braktisur veturën dhe ka ikur në këmbë. Në afërsi të veturës janë takuar dy persona meshkuj të cilët ishin pa dokumente. Gjatë bisedës me ta, të njëjtit kanë deklaruar se janë shtetas të Shri Lankës dhe kanë hyrë me atë veturë nga Serbia në Republikën e Kosovës. Gjatë verifikimit të veturës përmes ka rezultuar se i përket një personi mashkull i Serbisë”, njoftoi sot policia për ngjarjen që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00.

Policia shtoi se në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar, ndërsa për shtetasit e huaj është njoftuar Njësia për Migrim të cilëve u është lëshuar vendim për qëndrim dyjavor në Republikën e Kosovës e më pas janë liruar.

“Rasti në hetime”.