Njoftim me rëndësi për qytetarët: Mos ia mësyni me veturë për Gërmi më 1 maj, nuk lejohet
Komuna e Prishtinës ka njoftuar të gjithë qytetarët se me 1 maj do të ndalohet qarkullimi i veturave në drejtim të “Gërmisë”. Në njoftim thuhet se do të lejohen vetëm autobusët e “Trafikut Urban”, linja 4, vetura të policisë dhe KFOR-it e EULEX-it etj. Njoftimi: NDALOHET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE NË DREJTIM TË PARKUT “GËRMIA” MË […]

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të gjithë qytetarët se me 1 maj do të ndalohet qarkullimi i veturave në drejtim të “Gërmisë”.
Në njoftim thuhet se do të lejohen vetëm autobusët e “Trafikut Urban”, linja 4, vetura të policisë dhe KFOR-it e EULEX-it etj.
Njoftimi:
NDALOHET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE NË DREJTIM TË PARKUT “GËRMIA” MË 1 MAJ 2025
Të dashur qytetarë,
Me qëllim të ruajtjes së rendit dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Maji, është lëshuar urdhëresë nga Kryetari i Kryeqytetit, përmes së cilës:
Ndalohen të gjitha automjetet private në drejtim të parkut “Gërmia”, përveç:
Autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”
Automjeteve të Policisë, KFOR-it dhe EULEX-it
Automjeteve të emergjencës, KRM “Pastrimi”, NPL “Gjelbër”
Inspektorëve komunalë dhe autoriteteve të lejuara
Qytetarët do të mund të udhëtojnë deri te pishinat në “Gërmi” ekskluzivisht me autobusët e Trafikut Urban – Linja 4.