Nobeli për Kiminë 2025 i jepet Kitagawa, Robson dhe Yaghi për strukturat metalo-organike
Çmimi prestigjioz Nobel për Kiminë 2025 iu dha sot, 8 tetor, Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar M. Yaghi për zhvillimin e strukturave metalo-organike, një zbulim që hap horizonte të reja në kiminë e materialeve. Secili fitues i Nobel-it merr një medalje ari, një diplomë dhe një shpërblim prej 11 milionë kronash suedeze (rreth 1 [...]Read More...

Çmimi prestigjioz Nobel për Kiminë 2025 iu dha sot, 8 tetor, Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar M. Yaghi për zhvillimin e strukturave metalo-organike, një zbulim që hap horizonte të reja në kiminë e materialeve.
Secili fitues i Nobel-it merr një medalje ari, një diplomë dhe një shpërblim prej 11 milionë kronash suedeze (rreth 1 milion euro), duke vërtetuar rëndësinë ndërkombëtare të këtyre zbulimeve shkencore.
Në 2024-ën, Nobel-i për Kiminë iu dha David Baker, Demis Hassabis dhe John M. Jumper për hulumtimet mbi strukturat e proteinave.
Baker revolucionarizoi studimin e proteinave dhe projektimin e barnave, vaksinave dhe nanomaterialeve, ndërsa Hassabis dhe Jumper, me modelin e inteligjencës artificiale AlphaFold, ofruan një mjet unik për analizimin e strukturave komplekse të proteinave.
Dy shkencëtarë kanë fituar këtë çmim dy herë: Frederick Sanger (1958 dhe 1980) dhe Karl Barry Sharpless (2001 dhe 2022).
Ky ishte çmimi i tretë i shpallur këtë javë.
Çmimi për Letërsinë do të shpallet të enjten, 9 nëntor, ai i Paqes, të premten dhe çmimi për Ekonomi të hënën e ardhshme.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobel, themeluesit të çmimeve, i cili vdiq në vitin 1896.